Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur moskopetencës dhe ka kthyer në Gjykatën e Apelit Durrës çështjen ndaj Bledar Zenelit.

Ky i fundit u arrestua nën akuzën se bënte thirrje për veprime terroriste.

NJOFTIMI I GJKKO

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 22.08.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 32, datë 15.08.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personit nën hetim B.Z., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi:
1.Miratimin e vendimit nr. 68, datë 04.08.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2.Shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Durrës.