Një dramë e rëndë është shënuar në qytezën e vogël Isselburg të Gjermanisë.

Sipas gazetës gjermane BILD, një burrë 51-vjeçar ka vrarë gruan e tij 46-vjeçare dhe vajzën e tij 17-vjeçare.

Autori i krimit të rëndë është një shqiptar nga Kosova, shkruan gazeta.

Pasi ka vrarë gruan dhe vajzën, ai ka varur veten me një litar në verandën e shtëpisë.

Vajza tjetër e çiftit, një 14-vjeçare, ka mbetur e palënduar. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.

Hetimet paraprake thonë se çifti ishte në prag të divorcit. Ky është bërë shkak për krimin tronditës.