Më shumë se 5,000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me anije të vogla deri më tani këtë vit, ku nga 600 mbërritjet në 17 gusht, 50% e tyre kanë qenë shqiptar.

Bosët shqiptarë të drogës po dërgojnë të ashtuquajturat ‘lëkura të pastra’ pa precedentë kriminalë në Britani për t’u përfshirë në bandat e organizuara kriminale.

Kontrollet për mbërritjet e La Manche nuk po arrijnë të zbulojnë lidhjet midis disa mbërritjeve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore në Ballkan.

Dyshohet se emigrantët pa precedentë kriminalë po tërhiqen në krime të rënda si bandat e drogës, në mënyrë që të shlyejnë borxhet që u kanë kontrabandistëve.

Kjo vjen pasi shifrat zyrtare të qeverisë tregojnë se 21,000 emigrantë kanë kaluar La Manche me varka të vogla këtë vit deri më sot.

Në një periudhë gjashtë-javore në qershor dhe korrik, 1,075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, pothuajse një në katër nga totali për periudhën, zbuloi Daily Mail.

Ndërkohë, shqiptarët duket se nuk kanë frikë nga autoritetet britanike ndërsa kontrabandistët e njerëzve po përdorin TikTok për të shitur kalimet drejt Britanisë në këtë mënyrë.

Në bashkëpunim edhe me autoritet shqiptare, britanikët janë duke i hetuar këto adresa në TikTok për të zbuluar kush qëndron pas tyre dhe rrjetit të trafikut.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve shqiptarë përfundojnë duke kryer krime në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. 

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Priti Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të dërguar në Shqipëri, me Ministrinë e Brendshme që aktualisht ka një fluturim largimi për në Tiranë çdo javë.

Por fluksi nëpër La Manche tejkalon këto numra. Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

Vetëm gushti ka parë 4,659 persona të kapur në det nga zyrtarët e Forcave Kufitare, duke e bërë atë një muaj rekord për vitin e deritanishëm.

Dita më e ngarkuar për vitin 2022 erdhi më 1 gusht, kur 696 njerëz arritën në Mbretërinë e Bashkuar me 14 varka – mesatarisht 50 persona për anije.

Kjo u pasua nga afër nga e mërkura (17 gusht) e cila pa 606 njerëz që kaluan Kanalin me gomone me fryrje ose mjete të tjera të vogla. Pavarësisht erërave të forta në det, kalimet nisën në orët e para të mëngjesit dhe vazhduan gjatë gjithë ditës.