Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ontario të Kanadasë, ku një 24-vjeçare nga Kenia vdiq tragjikisht të enjten e kaluar.
Incidenti ndodhi kur Ellen Wendy Nyabuto hyri për t’u larë në pishinën e një moteli, teksa kishte hapur edhe “live” në Facebook.
24-vjeçarja u pa duke buzëqeshur teksa fliste me miqtë e saj online në fundin e cekët të pishinës.
Dhjetë minuta më vonë ajo vendosi të zhytej në thellësi. Disa sekonda më vonë vajza mund të shihej duke luftuar për të marrë frymë dhe mund të dëgjohej duke bërtitur ndërsa shkelmonte dhe tundte krahët.
Pas dy minutash nuk kishte më asnjë aktivitet në ujin e pishinës dhe gjithçka ra në qetësi. Tre orë më vonë ajo u gjet e vdekur në ujë, ndërsa videoja në telefonin e saj vazhdonte të regjistrohej.
Videoja e transmetimit të drejtpërdrejtë është hequr nga Facebook.





