Duke qenë se ai është një miliarder, që praktikisht ka përdorur teknologjinë që kur ne e dinim për të, dhe se ai është i përfshirë në IT dhe inovacion në nivelin më të lartë të mundshëm, njerëzit janë kuriozë të zbulojnë se çfarë po përdor Bill Gates.
Deri më tani, disa herë është spekuluar se cilin telefon përdor Bill Gates, por tani është e qartë – është një telefon Android!
Gjatë sesionit të Reddit Ask Me Anything, një nga pyetjet që i bëhej filantropistit dhe aktivistit të të drejtave të njeriut ishte se cilin telefon po përdorte, dhe përgjigja ishte Samsung Galaxy Z Fold3.

Më herët, Bill Gates tha se përdor një smartphone Android, por asnjëherë nuk u përgjigj drejtpërdrejt se cilin telefon përdor, kështu që kjo është hera e parë.





