Mot i ‘çmendur’ në Britani.

Stuhi shiu, rrebeshe, vetëtima e bubullima kanë përfshirë vendin.

Qytetarët kanë përjetuar çaste të pazakonta kur qindra rrufe shkarkoheshin nga qielli shoqëruar me bubullima të forta.

Meteorologët britanikë informojnë se brenda një dite të vetme ishulli është goditur nga më shumë se 8 mijë rrufe, si dhe në dy orë ka rënë shi sa për 1 muaj.

Për shkak të motit të keq janë përmbytur të mbjella, rrugët edhe metrotë, të cilat shpesh kanë sjellë edhe bllokimin e udhëtarëve.