“Vetëm në Itali arbitrat të përjashtojnë nga fusha nëse i thua ‘ik p…’. Nëse thua të njëjtën gjë në Angli, askush nuk të thotë asgjë. Vetëm në Itali arbitri nxjerr kapitenin e Napolit sepse i kthehet për një penallti të dyshimtë. Në këtë mënyrë unë do të kisha luajtur një ndeshje po e njërën jo”.
Ishte dukshëm i inatosur Xhenaro Gatuzo pas humbjes në “San Siro”, por jo me skuadrën e tij. Nuk i mungoi grinta trajnerit, pavarësisht fashës në syrin e djathtë për problemin me sëmundjen e diplopisë (ose strabizmit) që e përndjek nga koha kur luante në fushë me Milanin. “Ishte një ndeshje shumë taktike, – u shpreh trajneri i Napolit për mikrofonat e “Sky”.
– Zhvilluam një ndeshje të madhe, u përpoqëm të bënim diçka të re. Meritonim më shumë se ata, por më mirë kështu”.
ÇFARË NDODHI?
– Gatuzo më pas u ndal edhe një herë tek episodi i të kuqit të Insinjes: “Çfarë ndodhi? I tha: ‘Ik p…’. E përjashtoi nga fusha dhe ne tani lëpijmë plagët”.Interi mund të dominojë këdo, ne vuajtëm pak, por sot (dje) nuk do të kishim arritur të shënonim as me duar”.Në fund, më pas, shpjegoi: “Jam edhe i penduar që flas për arbitra, por në një ndeshje vendimtare si kjo, një arbitër me eksperiencë nuk mund të bëjë të prekurin sepse një lojtar i thotë atë frazë”.





