Arjet Gega është shqiptari i parë që ka bërë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19. Në një postim në Facebook, Gega ka publikuar një video gjatë momentit kur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit të rëndë.

Ai bën thirrje që vaksina të merret sa më shpejt që është e mundur nëse disponohet duke theksuar se janë të sigurta dhe efikase.

“Vaksina e Covid19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase. #PfizerBioNTech”, shkruan ai krah videos që poston nga momenti i vaksinimit.

Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it dhe është vaksinuar si pjesë e stafit shëndetësor.