Bien në prangat e Policisë 3 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale, njëri për vjedhje, ndërsa dy të tjerë pasi ishin të dehur në timon.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetasit D. B.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

58-vjeçarin P. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.

Si dhe 25-vjeçarin E. M., banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.