Disa media në vend kanë raportuar këtë të hënë se Nano ka dhënë dorëheqjen, por burime nga Ministria e Brendshme bënë me dije për RTSH se ai vijon të jetë në krye të Policisë së Shtetit dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. E njëjta gjë u konfirmua për RTSH edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 6 tetor të vitit 2021, duke pasuar në këtë detyrë Ardi Veliun, i cili dha dorëheqjen.

Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të AntiTerrorit dhe spikati me operacionin për evakuimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.