Lirohet nga burgu ish-drejtori Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matliaj për lirimin e tij për shkak se i ka përfunduar afati i dënimit. Ndërkohë çështja ndaj tij do të zhvillohet në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.
Ish-drejtori i RTSH u arrestua disa muaj më parë, pasi bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.