Një 88-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Nizhavec të Pogradecit, pasi ra nga lartësia mëngjesin e sotëm.
Mësohet se e moshuara me iniciale R.I., ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj dhe si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Pogradecit.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Nizhavec, Pogradec, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj shtetasja R. I., 88 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup, ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.





