Gjykata ka dhënë masën burg pa afat për 4 punonjësit e bashkisë Pogradec që vidhnin pakot me ndihmë të qytetarëve.

Operacioni u krye pas një videoje të publikuar të shtunën në mbrëmje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit.

Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i vodhën pakot në ambientet e pallatit të sportit.