Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në afërsi të qendrës tregtare QTU, ku janë përfshirë 3 automjete.
Raportohet se një person ka mbetur i lënduar, ndërsa nga pamjet e aksidentit shihet se një automjet tip “Benz” që ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.
Ndërkohë një makinë shihet të ketë përfunduar mbi trafikndarësen e autostradës.





