Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bled Çuçi doli në një komunikim për mediat ku njoftoi shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano.

Ndërkohë ai u pyet nëse kanë bërë ndryshime në drejtimin e SHISH. Ai tha se është emëruar nëndrejtori i ri, Oljan Kanushi.

Sipas ministrit është bërë plotësimi i një vakance që sipas tij kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e Presidentit.

Pyetje: A keni ndryshuar drejtimin e SHISH?

Bledi Çuçi: Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH me një vakancë  që u plotësua sot.