Është raportuar një shifër e lartë personash të infektuar me koronavirus në Greqi.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportimeve nga autoritetet mjekësore, në shtetin grek janë konfirmuar 1190 raste të reja pozitive me virusin.
Ky raport ditor bën që numri total i të infektuarve të shkoje në 127557 persona që nga fllimi i pandemisë.
Ndërkohë që janë regjistruar 85 qytetarë që kanë humbur betejën me virusin COVID-19, duke e çuar kështu në 3870 numrin e viktimave në total që nga fillimi i pandemisë.
Sipas autoriteteve, 552 pacientë po trajtohen në terapi intesive në të gjithë spitalet COVID në Greqi. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç e një pjesë e madhe e tyra ka sëmundje bashkëshoqëruese.





