Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur pro hapjes së basteve, ku sipas tij fondet që do të vinin nga menaxhimi i rregullt i tyre do të shërbenin për të infrastukturën e nevojshme për futbollit.

Sipas tij bastet luhen në të gjithë botën.

Duka: Nuk kemi bërë shpikje, baste luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel.

Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin. I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive, unë nuk besoj se plani 2 vjecar do na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë