Ndërsa qeveria nisi sot dëgjesën publike për formalizimin e basteve on line, një propozim se si mund të luhet në rast të aprovimit, e dha drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli.

Çakuli propozoi që personat që do të luajnë, të regjistrohen me kartë identiteti, dhe ku çdo gjë do të jetë e kontrolluar.

“Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale.

Çdo transaksion do monitorohet dhe të ardhurat do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë, ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, tha Çakuli.