Ka nisur protesta e paralajmëruar në Tiranë, pas ngjarjes së rëndë të raportuar në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona.

Pjesë e kësaj proteste janë bërë personazhe të botës së artit dhe muzzikes.

“Sa prej dhunuesve dënohen, Kemi rastin e Kavajës, ku dhunuesit dolën nga burgu. Kemi rastin e Rrëshenit që nuk e dimë çfarë ka ndodhur me dhunuesit”, tha aktivistja Xheni Karaj.

Aktiviste: Asnjë burrë nuk ka marrë mikrofonin, po si nuk doli një burrë që të komentonte për këtë ngjarje, për këto ngjarje të rënda. Ku jeni? Disa prej tyre

Gazetari Ermal Peçi: Ka shumë burra Shqipëria, diaspora, që i duan gratë dhe i çmojnë si diamante. Nuk foli asnjë prej burrave sepse ju lanë juve radhën. Mendoj se ka ardhur koha që të gjithë të  bëhemi burra dhe s’ka gjë më të bukur të duash një grua. Për ata burra që janë në burg, që mos dalshin kurrë, ose nëse dalin, kini kujdes! Ne jemi me të, me vogëlushen, dhe solidarizohemi.