Nga dita e sotme nisin aplikimet për fermerët shqiptarë që të përfitojnë 300 mijë lekë të vjetr mbështetje financiare për çdo hektarë grurë të mbjellë në tokat e tyre.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 23 shtator, njofton Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Fermerët që duan të përfitojnë nga skema kombëtare e subvencionit të grurit do të mund të aplikojnë nga data 1 deri më 25 shtator. Pagesa për fituesit do të kryhet po brenda këtij viti. Aplikantët duhet të kenë një certifikatë pronësie apo qiradhënieje, faturë të fiskalizuar të blerjes së farës dhe certifikimin e kësaj të fundit.