E trishtë në Nju Xhersi, SHBA. Një vajzë 2-vjeçare vdes brenda një mjeti.

E mitura humbi jetën pasi u harrua nga prindërit brenda në makinë, në temperatura të larta.

Sipas ekspertëve vajza e vogël nuk i përballoi dot temperaturat e larta në makinë, të cilat i shkaktuan bllokim dhe mungesë oksigjeni, duke e shpënë në vdekje.

Ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se makina e prindërve ishte parkuar në oborrin e shtëpisë dhe ata nuk e kanë vënë re mungesën e saj në shtëpi. Fëmija u gjet nga një fqinj i familjes, i cili thirri ambulancën.

Fatkeqësisht, vogëlushja pësoi arrest kardiak dhe u tentua metoda “CPR”, por ishte tepër vonë. Fëmija është i 22-ti që vdes në SHBA këtë vit pasi ishte harruar në një makinë. 4 nga rastet kanë ndodhur vetëm në muajin gusht.