Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në “Prestige Resort”, në pronësi të “Hysenbelliu Group”.

Ndërhyrja është bërë në një kohë kur resorti është i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj.

BalkanWeb raporton se aksioni ka nisur pa paralajmëruar më parë, ndërsa ende nuk ka arsyetime nga institucionet se ku qëndron paligjshmëria.