Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në samitin e Ballkanit të Hapur u shpreh se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka ardhur si rezultat i “Ballkanit të Hapur”.

Teksa solli në vëmendje Panairin e Verërave të mbajtur ditën e djeshme në Beograd, ai falënderoi Vuçiç duke thënë se dita e djeshme tregoi se zgjedhja e tij është paqja. 

Edi Rama: Ballkani i rëndësishmëm për Europën, sa Europa për Ballkanin. Në Panairin e Verërave të rajonit ku patëm mbi 100 prodhues dhe të ushqimit pamë së bashku dhjetra shefa të kuzhinës në vendet tona. Panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore. Dje mediat mund të ishin të mbushura me lajme të asaj ç’ka ndodh me  Serbisë dhe Kosovës. Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Nuk do të kishte qenë nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji nëse Kosova dhe vende të tjera do të ishin në Ballkanin e Hapur. Falenderoj Vuçiç që duke materializuar këtë zgjidhje ka thënë se zgjedhja e parë është paqja.

“Kjo nuk e bën çështjen që na ndan një çështje të zgjidhur por kjo është rruga. Sot nuk jemi vetëm për të afruar njerëzit hap pas hapi por jemi këtu në kontekstin e luftës që zhvillohet në Ukrainë, jemi për të marrë hapa nga ajo që niset në këtë kontekst”, tha Rama.