Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme në Shqipëri duke krijuar mundësi për momente me pika shiu pjesërisht në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë