Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se agjenti Jeton Lami dëshmoi para ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano se Ervis Martinaj ndihmohej edhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Sipas Qynos, Lami i ka treguar Nanos format e shërbimit e të ndihmesës që i jepte policia, jo vetëm në terren, por edhe kupola e policisë së shtetit.
Në një intervistë në Euronews Albania gazetari nënvizoi se nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, gjysma e drejtuesve të Policisë do të shkarkohen.
“Ka treguar marrëdhëniet e tij me Ervis Martinaj. Ka treguar marrëdhëniet e Ervis Martinajt me zyrtarë të lartë. Ka treguar format e shërbimit të ndihmesë që i jepe policia, jo vetëm në terren, por edhe në kupolën e policisë këtij shteti. Nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, kam frikë se gjysma e drejtuesve të lartë në atë godinë nuk do jenë në atë godinë”, u shpreh Qyno.