Një grua rreth 50 vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në Plazhin e Shëngjinit.

Ajo është gjetur pa shenja jete nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.