“Hajde se do sqarohemi”, kështu ka nisur sherri mes adoleshenteve në Fier, ku një 17-vjeçare është dhunuar nga tre bashkëmoshatare.
Në një prononcim për Top Channel, gjyshi i vajzës të dhunuar është shprehur se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen dhe e ka mësuar nga TV
“Unë dje e kam marrë vesh. Nuk më thotë gjë njeri. Vajza e ka lënë shkollën, e çojnë në kurs për parukiere. Nuk di kur ka ndodhur ngjarja. Kush tregon?! Jam tronditur. E mora vesh nga TV. Nuk di nëse e kanë denoncuar. Vajza është në Fier me të ëmën.”, dëshmoi gjyshi.
Ndërsa fqinja e 17-vjeçares ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen. Ajo tregon se pas dhunës vajza ka rënë në depresion dhe trembet shpejt sapo dëgjon zhurma.
“Ajo vajti në kurs për parukeri. Në kthim i kishin dalë vajzat para dhe i kishin thënë “hajde se kemi një sqarim”. “Hajde sqarohemi këtu”, u ka thënë vajza. E kanë marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi. Erdhi në shtëpi çupa, nuk tregoi. E ëma i tha ‘pse je bërë kështu?” Vajza kishte thënë që ishte sëmurë dhe bëri serum. Më pas tregoi, shkuan prindërit bënë denoncim në polici. Kanë shkuar 2-3 herë. Policia ka thënë që çështjen e ka Prokuroria. Pret kjo për 1 muaj, ka ndodhur që më datë 8, data 8 është nesër.
U trondita shumë nga ngjarja. Ta kisha unë fëmijë…. nuk e di.
Çupa ka marrë tmerr. Një javë ka qenë në spital në psikiatri. Nga dhuna ka kaluar në depresion”, u shpreh fqinja e vajës së dhunuar. /TCh





