Kryeministri Edi Rama është shprehur se në krahasim me 2012 dhe vitin që lamë pas krimi në vend ka rënë.

Sipas Ramës, këtë e thonë shifrat dhe se është e kundërta e asaj që thonë njerëzit, se në vend po zien krimi.

“Të shkruash ligje nuk mjafton, duhet shumë këmbëngule, durim, aftësi dhe kohë. Kultura e ligjit nuk ngrihet aq kollaj sa një pallat, ama një gjë është e sigurt, që për ta ndërtuar kulturën e ligjit më shpejt, duhet ta mishërojnë atë njerëzit e ligjit.

Në rastin e drejtësisë, ky është një proces që kërkon kohë dhe të paguajmë me dhimbje ndodhura në ndryshme. Në rastin e policisë, kultura e ligjit duhet të mishërohet.

Në vitin 2012, 304 të vdekur nga aksidentet rrugore. Vjet kishin nën 200, këtë vit kemi 95 deri më tani. Në rënie të vazhdueshme është dhe trajektorja e vrasjeve.

Shifrat flasin me kokëfortësi. 125 njerëz janë vrarë në 2012 dhe gjatë këtyre viteve, shifra e vrasjeve është përgjysmuar, vjet kishin 38, këtë vit me 30.

Kjo nuk do të thotë se vrasjet nuk janë problem. Janë problem serioz, sidomos kur bëhet fjalë për ngrënien e kokave të llumit të shoqërisë”, tha Rama.