Bashkia e Durrësit ka shpallur emrat e katër fituesve të konkursit të datës 4 dhjetor.
Nga 20 emra kandidatësh për 4 pozicione vakante pune, të cilët ju nënshtruan konkursit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, fituesit janë si më poshtë:
- Për pozicionin Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar Zj.Bianka Skorja
- Për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të Zbatimit të Lejeve Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Z.Ermal Lama
- Për pozicionin Specialist pranë Qendrës Ekonomike të Arsimit, Drejtoria e Arsim Kulturës Rinisë Sporteve dhe Komuniteteve Fetare Zj.Elinda Brahimi
- Për pozicionin Inspektor pranë Lagjes nr.3 Z.Agim Golemi





