Një 55-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten dhe fqinjin e tyre ditën e sotme në Elbasan.
Në një deklaratë për mediat, nëna e autorit, Mersine Kalija tha se ky i fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor. E moshuara tha se i biri donte të vriste me thikë bashkëshorten dhe se nuk mund ta ndalonin dot.
Nga deklarata e nënës së viktimës u mësua se, gjatë kohëve të fundit, i biri nuk i konsumonte më ilaçet, ç’ka sipas saj çoi dhe në kryejen e këtij veprimi, fatmirësisht pa viktima.
“Donte ta therte, bam-bum, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha ajo.
Kujtojmë se, ngjarja ndodhi në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan, ku autori Elmas Kaliaj goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin e tyre, Enver Sula, i cili ndërhyri për të shpëtuar gruan. Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën