Cristiano Ronaldo nuk preferon të shohë një ndeshje futbolli në shtëpi, nëse në atë kohë është edhe një ndeshje boksi apo luftim i UFC. Në një bisedë me boksierin Golovkin për një dokumentar të DAZN, portugezi tregon se ai nuk ka mundur të bëhej boskier pasi nuk është lindur për atë sport.
“Të luaj futboll është pasioni im, por në televizion preferoj të shoh sporte të tjera. Mes një ndeshje futbolli dhe një sfidë boksi apo UFC, unë zgjedh boks ose UFC. Por, nuk mendoj se mund të kisha qenë boksier, është e vështirë. Duhet të lindësh për atë, me atë lloj aftësie. Mendoj se unë jam i lindur për të qenë një futbollist profesionist.
Mendoj se e kam pasur këtë aftësi nga fillimi dhe i thashë vetes se nuk do ta lëshoja këtë mundësi nga duart.Kur isha te Mançester Junajtid, një trajner bënte boks me mua. Mendoj se të praktikosh boksin është e dobishme për futbollin sepse ndikon te shqisat dhe të mësosh të lëvizësh.
Diferencat me futbollin? Të bësh boks është më e vështirë sepse je vetëm kur konkurron. Punon në palestër dhe, ke ekipin tënd, por ato nuk luajnë me ty. Në futboll është ndryshe, është më zbavitëse sepse ne stërvitemi bashkë, qeshim dhe është një tjetër lloj sacrifice. Verën e kaluar, bisedova me Antoni Xhoshua, në moshën 33-vjeçare mendon se këmbët po fillojnë të lejnë.
Por, unë dua të qëndroj në sport, në futboll. Unë nuk dua që njerëzit të më shohin dhe të thonë se Cristiano ka qenë i jashtëzakonshëm, por tashmë është i ngadaltë. Mund të ndryshosh shumë te trupi yt, por nuk është vetëm aty problem. Varet shumë nga mentaliteti, motivimi dhe eksperienca që mendoj se është gjëja më komplekse. Në sport mund të fitosh mature. Shikoni Federer, është 37 apo 38-vjeç dhe sërish është në formë dhe kështu ndodh edhe me disa nga boksierat”, u shpreh Ronaldo.





