Anija lëvizëse e cila do të prodhojë energji sapo është futur në gjirin e Vlorës.

Ajo do të qëndrojë për rreth një orë në spirancë përballë hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA), ku do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Ndërkohë qytetarë vlonjatë janë duke u mbledhur para terminalit të portit të Vlorës për të protestuar.

Ata protestojnë pasi anija ka një megatec i cili do të prodhojë energji me naftë.

Sipas tyre, kjo do të dëmtojë biodiversitetin dhe turizmin në këtë qytet bregdetar, i cili do të kthehet në zonë industriale.