Sindikata e Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri kanë hartuar një peticion, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit Evis Kushi dhe rektorëve të universiteteve ku parashtrojnë një sërë kërkesash.
Ndër të tjera, sindikata kërkon rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ; rritjen e financimit për kërkimin shkencor; rritjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”; rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare etj.
SPUSH thekson se këto janë vetëm një pjesë e problemeve që kanë universitete në vend, ndërsa kërkon reflektim nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Nëse kërkesat nuk plotësohen, sindikata paralajmëron ndërprerjen e përshkallëzuar të mësimit.
Nëntë kërkesat:
- 1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ
- 2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor
- 3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”
- 4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
- 5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
- 6.Rivlerësimin e orës mësimore
- 7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
- 8.Amendimin pikës C të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112 dt. 23.02.2018, i cili ka të bëjë me kriteret e marrjes së titullit “Profesor”
- 9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.
PETICIONI: