Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e xhamisë së Plumbit në Shkodër. Lajmin e ka dhënë mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Teksa publikon fotot, kreu i qeverisë shprehet se kjo xhami është një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

“MIRËMËNGJES  dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama.