Një situatë e paprecedentë u regjistrua në kampionatin e 23-vjeçare, teksa luhej derbi i Londrës, mes Çelsit dhe Totenhemi të fituar nga blutë  me rezultatin 3-2.

Shkaktar i nisjes së sherrit, ishte futbollisti Dani Drinkuoter, i cili së bashku me Peter Çeh, u aktivizuan me ekipin e 23-vjeçarëve të Çelsit.

30-vjeçari u tradhtua nga nervat në minutën e 74-t, teksa u kap me futbollistin 16-vjeçar të Totenhemi Alfie Devine.

Veprimet e  Drinkuotër, nxitën përleshje masive dhe, kur situata u qetësua, të dy futbollistët u përjashtuan me kartonë të kuq.