Një vajzë e re është parë sot duke ecur nëpër Tiranë plotësisht e zhveshur. Siç shihet edhe në video, e reja është duke ecur nudo në zonën e ‘Selvisë’ ndërsa një grua i afron fustanin për ta veshur.
Por, e reja merr fustanin dhe e përplas në tokë, e më pas vazhdon të ecë në rrugë. Një i moshuar i kalon pranë totalisht indiferent.
Nuk dihet nëse kjo vajzë ka probleme me shëndetin mendor apo ishte nën ndikimin e ndonjë substance.
Megjithëse ajo ka ecur nudo në rrugët e kryeqytetit, nuk u pa asnjë polic bashkiak për ta larguar, apo ndonjë urgjencë mjekësore për ta ndihmuar.