Amerikanët panë të tmerruar teksa sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 lanë gati 3000 njerëz të vdekur në New York City, Washington DC dhe Shanksville, Pennsylvania.  246 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në katër avionë vdiqën, në Kullat Binjake, 2.606 njerëz vdiqën në vend ose më vonë nga plagët, dhe 125 njerëz vdiqën në Pentagon.

Ata panë me pikëllim se si misioni ushtarak i vendit në Afganistan, arriti në një përfundim të përgjakshëm dhe kaotik.

Fuqia e qëndrueshme e sulmeve të 11 shtatorit është e qartë: Një pjesë dërrmuese e amerikanëve që janë mjaft të moshuar për të kujtuar ditën, kujtojnë se ku ishin dhe çfarë po bënin kur dëgjuan lajmet. Megjithatë, një numër gjithnjë në rritje i amerikanëve nuk kanë kujtesë personale të asaj dite, qoftë për shkak se ishin shumë të rinj ose nuk kishin lindur ende.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Një ngarkesë emocionale shkatërruese

Tronditje, trishtim, frikë, zemërim: Sulmet e 11 shtatorit shkaktuan një ngarkesë emocionale shkatërruese për amerikanët. Por sado të tmerrshme që ishin ngjarjet e asaj dite, një shumicë prej 63% e amerikanëve thanë se nuk mund të ndalonin së shikuari mbulimin e lajmeve të sulmeve.

Edhe pasi tronditja e menjëhershme e 11 shtatorit u qetësua, shqetësimet për terrorizmin mbetën në nivele më të larta në qytetet kryesore, veçanërisht Nju Jork dhe Uashington, sesa në qytetet e vogla dhe zonat rurale. 

Përkujtimi në 21-vjetorin e ngjarjes

Presidenti amerikan Biden do të përkujtojë këtë ditë dhe do të vendosë një kurorë në Pentagon, thuhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë. Sakaq, Zonja e Parë, Jill Biden do të flasë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, Pensilvani.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Përkujtimore Kombëtare të 11 shtatorit në Nju Jork.