Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Commonwealth-it kanë një mbret të ri.

Ai është 73-vjeçari Charles III, djali i madh i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet, duke u kthyer në figurë shumë të dashur për britanikët, si dhe mjaft të vlerësuar e respektuar kudo në botë.

Shpallja mbret u bë në Pallatin St.James të kompleksit Buckingham Palace në Londër nga Këshilli i Aderimit, institucioni përgjegjës për certifikimin e kalimit nga një monark te tjetri dhe që mblidhet vetëm në këtë rast.

Për herë të parë, ceremonia ku morën pjesë mbi 200 persona u transmetua live në televizion.

Por ka edhe diçka që nuk shkon.

Mediat britanike raportojnë se Mbreti Charles thuhet se i ka thënë Princit Harry që të mos e marrë gruan e tij, Meghan Markle me vete në Kështjellë Balmoral ku anëtarët e tjerë të familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II.

Charles i tha Harry-t se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar.

Iu theksua se dhe gruaja e William nuk do të shkonte dhe se vetëm anëtarët më të afërt të familjes duhet të ishin të pranishëm. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.