Në foto: Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi
Shqipëria kohët e fundit ka rënë pre e sulmeve kibernetike dhe për këto sulme është akuzuar Irani, me të cilët vendi ynë ndërpreu dhe marrëdhëniet diplomatike.
Vetëm pak ditë më parë u sulmua dhe u bllokua për disa orë sistemi TIMS i Policisë së Shtetit. Mediat iraniane kanë publikuar edhe emrat e disa personave që dyshohen se janë dhe autorët kryesorë të sulmit kibernetik në Shqipëri.
“Iranintl” shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë.
Mediat iraniane shkruajnë se një ndër personat përgjegjës për këtë sulm kibernetik nën emrin e projektit “Sayad” është kompania iraniane “Iliant Gostar” nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar. Ai u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Thesarit me akuzën se ishte i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.
Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike).
Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane “Iliant Gostar”.
Mehdi Hashemi Taghraljardi është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së. Celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë së IRGC-së Shahid Kaveh, nën një individ të quajtur Hamid Reza Lashgarian.
Dokumentet e klasifikuara, nga Irani, zbulojnë kërkime sekrete se si një sulm kibernetik mund të përdoret për të fundosur një anije mallrash ose për të hedhur në erë një pompë karburanti në një pikë karburanti.
Të gjitha grupet kibernetike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike veprojnë nën mbikëqyrjen e Hamidreza Lashgarian, me lehtësitë e ofruara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike./NewsBomb