Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri.
Një tjetër mjek gjirokastrit u nda nga jeta pasditen e sotme. Dr. Frederik Kekezi, ishte mjek anatomopatolog pranë spitalit të Gjirokastrës.
Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor.
Mjeku Kekezi ishte i shtruar prej 20 ditësh në Tiranë, ku ndodhej në intubim.





