Kategoria Superiore do të mbyllë fazën e parë fundjavën e ardhshme me ndeshjet e javës së 9-të. Parashikohen duele të nxehta dhe shumë emocionuese në ekranin e Supersport.

Të 5-ta sfidat e kësaj jave do të luhen ditën e shtunë më datë 19 dhjetor, ku vetëm Partizani-Bylis do të luhet me drita pasi do të zhvillohet në Elbasan Arena.

4 ndeshjet e tjera do të luhen në orën 13:45 përfshirë këtu edhe sfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Dueli më i nxehtë i javës do të jetë derbi mes Laçit dhe Vllaznisë, ndërkohë që ngjallin interes të veçantë edhe sfida Kastrioti-Kukësi dhe Apolonia-Teuta.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E shtunë, më 19 dhjetor 2020

Ora 13:45 | Kastrioti-Kukësi
Ora 13:45 | Skënderbeu-Tirana
Ora 13:45 | Laçi-Vllaznia
Ora 13:45 | Apolonia-Teuta
Ora 16:45 | Partizani-Bylisi