Gjykata e Posaçme ka shpallur shpallur të pafajshme anëtaren e KPK Etleda Çiftja me argumentin se s’ka konsumuar veprat penale të fshehjes dhe falsifikimit te dokumentave.

Sipas prokurorisë, Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredisë.

Sipas SPAK këto kontrata fiktive, Çiftja i dorëzoi në bankë për marrjen e një kredie dhe në ILDKPI në vitin 2017-të për tu bërë pjesë e trupës së vetingut.

Po kështu SPAK i tha gjykatës se Çiftja ka dorëzuar në ILDKP-i  një dokument ku provonte se ishte punësuar në një kompani private, por nga verfikimit rezultoi se nuk kishte paguar sigurime shoqerore dhe nuk provohej pretendimi i saj.

Etleva Çiftja është anëtarja e tretë nga radhët e vetingut që merret e pandehur nga SPAK. Më herët është dënuar anëtari i kolegjit të posaçëm të apelit Luan Daci dhe është në fazë gjykimi anëtari tjetër Ardian Hajdari.

SPAK kërkoi një vit burg për Çiften, ndërsa ka kërkuar që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim prove.