Vendi pritet të përfshihet nga moti i keq përgjatë ditës së shtunë. Sipas asaj që parashikojnë meteorologët do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin, por veriu i vendit do të jetë edhe më i prekur.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës e cila ka dhënë alarmin duket këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes.

Me anë të një postimi në FB, Bashkia Lezhë ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni, ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë në rast se do u nevojitet:

“Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049″.