Kryeministri Edi Rama po mban një bashkëbisedim virtual me qytetarët.

Një ndër pyetjet që i është drejtuar kishte të bënte me pensionet, të cilat sipas një qytetari nuk janë rritur mjaftueshëm krahasuar me rritjen e çmimeve.

“Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tonë dhe tim të përditshëm, si t’iu gjendemi më pranë pensionistëve.

Sado shumë ti ngremë pensionet, asnjëherë s’mund t’i themi vetes dhe pensionistëve se kemi bërë mjaftueshëm. Por ne kemi ndërhyrë për herë të parë për të indeksuar pensionet dy herë brenda një viti.

Ne kemi rritje të pensioneve. Kemi bërë dy ideksime, një në prill dhe një duke nisur nga muaji tetor në mënyrë që tu gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni. Pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lekë në krahasim me sa ishte.

Çdo rritje është e nevojshme në raport me një inflacion që duhet ta themi, Shqiqpria po e mban në kontroll në raport me vendet e tjera”, tha Rama.