Një aksion antidrogë është zhvilluar në Vlorë ku mbi 20 persona janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.
Raportohet se rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.
Aksioni ka nisur që dje dhe vazhdon ende. Është përqendruar në qytetin e Vlorës, fshatrat e tij, Himarë, Gjirokastër dhe Sarandë.
Në aksion ka marrë pjesë i gjithë personeli i drejtorisë dhe komisariatit të Vlorës.





