Durrësi, Elbasani, Vlora, Lezha dhe Shkodra kanë pasur probleme ditën e sotme me funksionimin e sistemit në gjendjen civile.

Në Durrës sistemi online i gjendjes civile është jashtë funksionit. Mësohet se po punohet për rikthimin në punë të sistemit, teksa në sportele nuk ofrohet shërbim për qytetarët e interesuar për dokumentacion që lidhet me ndarjet, vdekjet, martesat e të tjera shërbime të nevojshme që ofrohen në sportel.

Në Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër gjithashtu ka pasur mungesë të sistemit, ku qytetarët nuk po marrin shërbime.