Deklarata e Xhani De Baizit para ndeshjes së fundit në grup ku siguroi qëndrimin e Azerbajxhanit në Ligën C në Ligën e Kombeve, ka bërë shumë bujë mes tifozëve shqiptarë. Në fjalët e publikuara në Federatën Azerbajxhanase të Futbollit, tekniku shprehej se u kishte thënë lojtarëve se kishte shkuar në Europian me një skuadër më të dobët se ajo që ka Azerbajxhani.

Fjalë të cilat sipas De Biazit, janë keqintepretuar në momentin kur i ka thënë, pasi nuk mendonte se Shqjpëria që shkeli në Francë në verën e 2016, ishte më e dobët se sa skuadra aktuale azerbajxhanase.

“U kthye në media dhe u ndërrua. Kam thënë që kur kemi filluar aventurën në Gjeorgji, skuadra që kisha marrë në dorë… Sigurisht e përmirësuam, morëm lojtarë që luajnë jashtë. Ndërsa unë këtu kam lojtarë që luajnë në kampionatin e Azerbajxhanit dhe nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare”, u justifikua sot De Biazi në “SuperSport”.

Por ndërkohë, pak Shqipëri apo kujtime të saj, nuk i ndahen as në eksperiencën e tij në Azerbajxhan, pasi në kualifikueset e Botërorit, skuadra që ai drejton, ra në një grup me Portugalinë e Serbinë. “Me siguri kemi një grup shumë të vështirë sepse njohim mirë forcën e këtij grupi dhe do të kemi vështirësi të bëjmë atë që duam. Por në futboll nuk thuhet kurrë. Do të provojmë gjithçka që të fitojmë. Nëse nuk ia dalim, do ta provojmë prapë”, tha ai.

Sa u përket shansve të Shqipërisë në grupin e saj, De Biazi pranon se kuqezinjtë kanë përballje të vështira, por mund të bëjnë përsëri të dalin në pah vlerat e tye edhe me kundërshtarët që kanë përballë.

“Shqipëria sigurisht nuk ka një grup të lehtë, nuk e kishim as ne të lehtë në atë kohë dhe ishim të zhgënjyer se mendonim se ishte grup ferri me Serbinë, Portugalinë e Danimarkën, që do të ishte e pamundur. Dhe në fund ia dolëm se duhet të vendosnim zemrën para vështirësive. Nuk është e lehtë por mendoj se Shqipëria ka gjithmonë mundësi se ka lojtarë që luajnë në Serinë A, në skuadra të rëndësishme, dikush luan në Champions. Mendoj se mund të përballet denjësit, e rëndësishme është të mos i vendosin shumë në trysni dhe të shfrytëzohet fakti që të tjerët kanë peshën e të qenit favoritë. Pra trysnia do të jetë mbi Anglinë apo Poloninë më shumë se ndaj Shqipërisë”, tha ish-trajneri i kuqezinjve.