Qetësi para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa tensionet janë zhvendosur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të ish-Bllokut.

Ndërkohë që edhe forcat e policisë të dislokuara pranë këtyre dy institucioneve po lëvizin drejt vendeve ku ka grumbullim qytetarësh.

Në disa raste policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët duken të vendosur në kauzën e tyre.