Teuta dhe Laçi nuk shkojnë më shumë se barazimi 1-1 në javën e tetë të Kategorisë Superiore. Durrsakët vuajnë ende për fitore teksa nuk e njohin 3-pikëshin në 6 ndeshje radhazi.
Ndërkohë, trajneri i ri i Laçit Shpëtim Duro e nis aventurën në stolin e kurbinasve me një barazim. Një gol shembullor nga Dejvi Bregu në fillim të sfidë dhe penalltia e dyshimtë e kthyer në gol nga Nuabueze vendosën rezultatin përfundimtar të takimit.
Durrsakët treguan sërish dobësi në sulm teksa shpërdoruan raste me Blerim Krasniqin. Nga ana tjetër, Laçi mbrojti rezultatin deri në fund duke u larguar nga Durrësi me një pikë.
Pas javës së tetë të kampionatit, Teuta ka 10 pikë në vendin e pestë, kurse Laçi pozicionohet në vendin e shtatë me 8 pikë.





