Ka nisur në Apelin e Durrësit gjyqi për tre shtetasit rusë dhe ukrainas, të cilët akuzohen për spiunazh. Tre të rinjtë kërkojnë lirimin nga burgu.

Më 24 gusht Gjykata e Elbasanit ka vendosur ‘arrest me burg’ për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinën e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.